Aksident fatal në Suharekë – Vdes një person!


aksident fatal suharekeSuharekë, 16 shtator 2014 – Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Suharekë – Prizren, tek vendi i quajtur “Ura e Sopisë”. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në Prizren, nëpërmjet një komunikate për media. “Rreth orës 3:30 minuta, në rrugën Suharekë-Prizren, tek vendi i quajtur ‘Ura e Sopisë’, ka ndodhur një aksident automobilistik, i cili për pasojë ka lënë të vdekur shoferin D. N. (1954) që në momentet kritike po e ngiste automjetin ‘Citroën Jupy’. Hetuesit, të cilët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes, ku ishte i pranishëm edhe komandanti i trafikut rajonal dhe prokurori i shtetit, kanë bërë me dije se në një kthesë të lehtë në të djathtë vetura e markës ‘Citroën’ ka kaluar në shiritin e majtë, me ç’rast ishte goditur ballë për ballë me veturën e markës ‘Mercedes’ që vinte nga krahu i kundërt. Mjeku, i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes, e ka konstatuar se njëri shofer ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të rënda trupore, për të cilat po përkujdesën mjekët e Spitalit Rajonal të Prizrenit. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi”, ka njoftuar Policia e Kosovës.