Brazil: Aksidentohet autobusi me nxënës – Së paku 10 të vdekur!


aksident autobusi brazilSao Paolo, 28 tetor – Mbrëmjen e së hënës, në një përplasjen ndërmjet një autobusi përplot me nxënës dhe një kamioni, kanë mbetur të vdekur 10 persona ndërsa 31 të tjerë janë lënduar. Aksidenti tragjik ka ndodhur në Sao Paolo të Brazilit, njoftojnë mediat botërore, duke u thirrur në njoftimin e policisë lokale. “Aktualisht janë 10 të vdekur dhe 31 të lënduar, prej tyre 16 janë në gjendje shumë të rëndë”, ka njoftuar një zëdhënës i policisë.
Raportohet se autobusi ishte nisur nga qyteti Sao Paolo, të cilin nxënësit e kishin vizituar gjatë një ekskursioni, dhe ishte duke u kthyer në Borborema. Viktimat janë gjashtë nxënës të moshave, mes 15 e 17 vjeçe, tre profesorë, si dhe drejtoresha e kolegjit. Aksidenti ka ndodhur, kur autobusi me 42 pasagjerë, është ndeshur direkt me një kamion që po lëvizte nga drejtimi i kundërt. Kamioni, i cili transportonte vaj bimor, ka marrë flakë pas aksidentit.