Aksident trafiku në Trokan – Lëndohen disa persona!

Aksident trafiku në Trokan – Lëndohen disa persona!

Dragash, 20 shtator 2017 – Rreth orës 11:00, në magjistralen Prizren – Dragash, në afërsi të Trokanit, ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë lënduar disa persona.
Policia e Kosovës ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes, ku në aksident janë përfshirë dy automjete udhëtarësh. Mësohet se nga të lënduarit një person ka marrë lëndime serioze dhe po trajtohet në spitalin e Prizrenit.
Hetimet e para çojnë në dyshimet se shkaktar në këtë aksident ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë, ku në këtë aks kushtet atmosferike ishin të pafavorshme për qarkullim të lirshëm. “Shiu po binte me të madhe por njëri nga drejtuesit nuk e ka përfillur këtë fakt, prandaj u përplasë me automjetin tjetër”, ka deklaruar një dëshmitar okular.