Ukraina nis operacionin gjithëpërfshirës kundër pro-rusëve!

konflikti ne ukraineKiev, 14 prill 2014 – Ministria e Brendshme e Ukrainës ka njoftuar për një operacion të quajtur “Antiterror”, në qytetin lindor Sllovjansk, i cili ka për qëllim rimarrjen e stacioneve policore që janë pushtuar nga aktivistët pro-rus.
Ministri i përkohshëm i Punëve të Brendshme, Arsen Avakov, ka deklaruar se forcat ukrainase nga të gjitha njësitë e sigurisë, tashmë janë në aksion. Qyteti Sllovjansk është njëri nga disa qytetet e Ukrainës, ku aktivistët pro-rusë i kanë pushtuar stacionet e policisë. Në qytetin tjetër, Kramatorsk, persona të armatosur e kanë marrë nën kontroll stacionin e policisë, pas një beteje të armatosur me forcat ukrainase të sigurisë.
Zyrtarët ukrainas kanë njoftuar se, sulmet nga elementë pro-rusë, në pjesën lindore të vendit, janë akte agresive dhe ekstreme që po i ndërmerr Rusia, dhe se janë në përgatitje të një plani veprimi.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply