Elefanti sulmon automjetin – Lëndohen dy persona!

elefanti sulmon automjetinKruger, 14 janar 2014 – Tmerr të vërtetë ka përjetuar një mësuese britanike dhe partneri i saj, kur një elefant sulmoi makinën e tyre, në Parkun Kombëtar “Kruger”, në Afrikën e Jugut.
Sarah Bruks po drejtonte makinën, kur papritmas u sulmua nga elefanti, ka konfirmuar menaxheri i parkut. “Sigurisht se ata ishin të frikësuar, por gjithsesi të lumtur që shpëtuan gjallë. Makina e tyre do të rrafshohej me tokën, por për fat të mirë elefanti ishte koncentruar në pjesën e pasme të makinës dhe kjo është arsyeja që mysafirët janë ende gjallë”, ka thënë për BBC menaxheri, Uiliam Mabasa, duke shtuar se Bruks është liruar nga spitali, ndërsa partneri i saj, i cili ishte në makinë me të, ka pësuar lëndime serioze.

KËRKO FJALËT