Shpërthen bombola në një ëmbëltore – Lëndohen pesë persona

bombola gazi shperthimiPrizren, 14 janar 2014 – Një shpërthim i boboles së gazit ka ndodhur sot, rreth orës 13:00, në një ëmbëltore të Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, i cili bëri të ditur se në këtë fatkeqësi janë lënduar pesë persona. “Në mesin e pesë të lënduarve, një femër ka marrë lëndime më të rënda dhe është shpënë në QKUK, ndërsa 4 personat tjerët janë trajtuar në Spitalin Regjional të Prizrenit”, ka thënë Berisha, sipas të cilit, bombola ishte e vendosur në bodrumin e ëmbëltores “Fati” dhe kishte shpërthyer, pasi ajo paraprakisht kishte filluar të rridhte gazin.