Shpërthen bombola – Katër të lënduar!

Shpërthen bombola – Katër të lënduar!

Pejë, 21 nëntor 2016 – Katër persona janë shpënë për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, pas plagëve të marra nga një shpërthim që ndodhi sot në një shitore tekstili nw qytetin e Pejws.
Policia ka raportuar se shkak i këtij shpërthimi ishte një bombolë gazi. “Dy meshkuj dhe dy femra janë shpënë në Spitalin Rajonal të Pejës. Dyshohet se bombola e gazit ka shpërthyer brenda lokalit. Njëri nga të lënduarit është pronari i lokalit”, njoftoi Xhevat Ibraj, zëdhënës i policisë së Pejës.
Ne vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse të policisë, si dhe hetuesit rajonalë, të cilët, në bashkëpunim me prokurorin, janë duke i zhvilluar hetimin rreth këtij rasti.

KËRKO FJALËT