Nga sot iu ndalohet hyrja automjeteve me targa të Bosnjës!

Nga sot iu ndalohet hyrja automjeteve me targa të Bosnjës!

Prishtinë, 25 nëntor 2016 – Nga sot, të gjitha automjetet me targa të Bosnjës e Hercegovinës nuk do të kenë mundësi të futen në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur zv-ministri i Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq, sipas të cilit kjo masë ndaluese pason vendimin e Bosnjës që mos t’i lejojë automjetet me targa të Kosovës të hyjnë në territorin e saj.
“Në bazë të një urdhërese nga ministria jonë dhe duke iu kundërpërgjigjur Bosnjës, e cila ua ndalon hyrjen automjeteve me targa të Kosovës, Policia e Kosovës ka pranuar një urdhëresë që nga sot ta zbatojë ndalesën e hyrjes në Kosovë për automjetet me targa të Bosnjës”, i ka deklaruar sot ministri Radojeviq, agjencisë serbe – Tanjug.

Leave a Reply