Tensionohet gjendja në veri – Serbët bllokojnë udhët për Jarinjë dhë Bërnjak!

Tensionohet gjendja në veri – Serbët bllokojnë udhët për Jarinjë dhë Bërnjak!

Mitrovicë, 20 shtator 2021 – Forca të shtuara të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë vendosur në pikat kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së reciprocitetit për targat. Në pikën administrative të Jarinjës, serbët janë tubuar dhe kanë bllokuar rrugën me kamionë. Sipas raportimeve të televizionit publik serb, RTS, Policia e Kosovës iu ka dhënë urdhër serbëve që ta lirojnë udhën. “Protestën nuk ua ndalon askush, mirëpo udha duhet të lirohet”, iu ka thënë policia protestuesve, në krye të së cilës duken zyrtarët e Listës serbe.
Goran Rakiq në fjalimin e tij ka thënë se ky vendim është i drejtuar direkt kundër serbëve. Ai ka apeluar tek kryetari i serbisë që të reagojë sipas mundësive, siç tha, për t’iu ndihmuar serbëve të ndodhur në këtë situatë. Ndërkaq, Igor Simiq, iu ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij që të mos bien pre e provokimeve. “Ne i bëjmë thirrje qytetarëve tanë që të jenë të përmbajtur dhe të mos bien pre e provokimeve sepse ky është një provokim i Prishtinës. Ne supozojmë se serbët do të kufizoheshin në lirinë e tyre të lëvizjes, duke ua konfiskuar targat serbe”, tha Simiq.
Ndryshe, veprimet në terren janë të ndryshme, disa iu ikin procedurave duke u kthyer vullnetarisht mbrapa nga pikat doganore, disa i nënshtrohen vendimit të ri, por ka edhe nga ata që ndalojnë dhe i bashkohen protestuesve.