Vriten 14 persona në Egjipt – Plagosen rreth 120 të tjerë!

shperthimi bomba egjiptMansoura, 24 dhjetor 2013 – Të paktën 14 persona janë vrarë dhe 120 të tjerë janë plagosur, në dy shpërthime të fuqishme në ndërtesën e policisë, në qytetin Mansoura, njoftoi Ministria e Brendshme egjiptiane, sipas së cilës, në mesin e të plagosurve ka edhe pjesëtarë të saj. Raportohet se shpërthimi ndodhi rreth orës 01:10, ku është shembur një pjesë e madhe e ndërtesës 5-katëshe.
Agjencia shtetërore e lajmeve MENA, duke cituar burime zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, raporton se në mesin e të plagosurve është edhe kreu i Drejtorisë së Sigurimit. Ndërkohë, një automjet i policisë, në të cilin ndodheshin 15 punonjës, është shkatërruar plotësisht. Nga brendia e këtij automjeti janë nxjerrë 4 trupa të pajetë, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e trupave të tjerë. Deri më tani, asnjë organizatë nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm, ndonëse ka njoftime se sulmuesit kanë pasur informacione të sakta për mbledhjen që do të zhvillohej në këtë ndërtesë.

Leave a Reply