Polici plagos grabitësin e “Western Union”

Polici plagos grabitësin e “Western Union”

Prizren, 13 nëntor 2017 – Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ishte me rroba civile, ka gjuajtur në drejtim të njërit prej dy personave të maskuar, të cilët ishin duke e grabitur një pikë të agjencisë së transferimit të parave “Western Union”.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit, rreth orës 19:30. “Ka ndodhur një grabitje në një pikë të ‘Western Union’. Aty ka qëlluar një polic civil, i cili, kur e ka parë ngjarjen, ka reaguar. Sapo e kanë parë të dyshuarit kanë gjuajtur në drejtim të policit, ky i fundit ka gjuajtur fillimisht në tokë e më pas në drejtim të njërit nga të dyshuarit”, tha prokurorja Ervehe Gashi, për – KALLXO.com

Leave a Reply