Tentim vrasje në Prizren – Plagoset një person!

policia gjykata tentimvrasjePrizren, 09 janar 2015 – Mbrëmë, rreth orës 23:00, në rrugën “Tirana” në Prizren ka ndodhur një tentim vrasje që ka rezultuar me plagosjen e një personi, i cili po trajtohet tashmë në Spitalin Rajonal në Prizren.
Sipas dëshmitarëve që e kanë parë ngjarjen, mësohet se dy vetura ishin duke lëvizur përkrahë njëra-tjetrës dhe nga njëra prej tyre dikush ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës tjetër, në të cilën ndodheshin katër persona.
Zëdhënësi i Policisë rajonale në Prizren, Hazir Berisha, ka informuar sot për ngjarjen, duke thënë se janë sekuestruar dy veturat e përfshira në këtë rast, ku në njërën prej tyre vërehen vrimat e katër plumbave që kanë depërtuar në veturë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja të fishekëve. “Janë shoqëruar gjashtë persona në polici, për tu pyetur rreth kësaj ngjarjeje. Pas intervistës, dy të dyshuar janë ndaluar nën masën e arrestit policor. Po ashtu është bastisur edhe një shtëpi, ku është gjetur një pistoletë pa fishekë”, ka njoftuar Berisha.

Leave a Reply