Kush ia rruajti mustaqet Bujar Nishanit?

presidenti-bujar-nishaniTiranë, 08 janar 2015 – Ndryshimi i pamjes së jashtme që ka bërë kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, duke i hequr mustaqet, duket se nuk ka kaluar në heshtje. Të paktën janë bërë shumë komente në rrjetet sociale, pasi kreu i shtetit, në mesazhin e fundvitit, u shfaq pa mustaqe, gjë që ra në sy menjëherë. Madje, ky ndryshim i imazhit të tij tërhoqi edhe vëmendjen e njërit prej politikanëve më aktiv në rrjetin social “Facebook”, Erjon Braçe. “Rilind edhe Bujar Nishani! Prej sot e keni pa mustaqe”, ka shkruar Braçe në profilin e tij në “Facebook”, ku kanë vërshuar edhe komente dhe batuta në llogari të kryetarit të shtetit, sikurse që është pyetja – Kush ia ruajti mustaqet, Rama apo i hoqi me urdhër të Saliut?
Burimet tona nga brenda Presidencës së Shqipërisë, mësojnë se Nishani i ka prerë mustaqet në ditën e fundit të vitit që sapo lamë pas, për tu shfaqur pa to në vitin 2015.

Leave a Reply