Hashim Thaçi zgjidhet president i Republikës së Kosovës!

thaci gruaja demokratikePrishtinë, 26 shkurt 2016 – Me 71 vota për e 10 kundër, Hashim Thaçi zgjidhet president i Kosovës, në seancë të jashtëzakonshme dhe në kushte të jashtëzakonshme.
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është zgjedhur pas tre raundesh votimi, pasi në dy raundet e para nuk mundi të marrë votat e mjaftueshme. Në raundin e parë mori 50 vota, në të dytin 64 dhe në raundin e tretë, kur i mjaftonin vetëm 61 vota, Thaçi mori 71 vota.
Vlen të theksohet se kundërkandidati i tij, Rafet Rama, në raundin e tretë nuk mori asnjë votë, që nënkupton se edhe ai e ka votuar Hashim Thaçin. Kundërkandidati i Thaçit, Rafet Rama, i cili u propozua sa për ta plotësuar anën formale që kërkon kushtetuta, në raundin e parë mori 4 vota, në të dytin 2 dhe në raundin e tretë asnjë votë, nga 81 deputetët që morën pjesë në votim.