Çartet Thaçi – Përshëndet BE-në me Good Luck!

hashim-thaci-habitetPrishtinë, 15 dhjetor 2015 – Këshilli i Bashkimit Evropian sot i bëri publike konkluzionet e pakos së zgjerimit, të cilat u priten me dëshpërim nga shtetasit e Kosovës, veçmas nga krerët e shtetit.
Në një postim që ka bërë zv-kryeministri Thaçi në Facebook, nuk ka hezituar ta fajësojë BE-në për pakon negative karshi Kosovës. “Përderisa i jemi mirënjohës BE-së për nënshkrimin e MSA-së, unë shpreh zhgënjimin e thellë për vonesat e pakuptimta të BE-së për liberalizimin e vizave. Këtë vonesë të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën e konsideroj provokim të rëndë dhe rezultat të paaftësisë dhe mungesës së vullnetit politik të lidershipit në Bruksel. Për mua është marrëzi nga ana e BE-së, që të mbajë të izoluar kosovarët. Këto vonesa absurde dhe të qëllimshme, jo vetëm që nxisin ekstremizmin në vend, por e rrisin edhe frustrimin tek qytetarët e Kosovës.
Për më tepër, kjo qasje e BE-së është duke rrezikuar të gjitha proceset e rëndësishme në vend, përfshirë edhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimin e marrëveshjeve dhe arritjen e marrëveshjeve të reja. Prandaj, konsideroj që BE-ja duhet t’i jap fund këtij trajtimi diskriminues kundër Kosovës dhe kështu të jap ndihmën e saj për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Përkundër kësaj, durimi ynë do të jetë më i fuqishëm se paaftësia e Brukselit. Por, Kosova nuk guxon të diskriminohet edhe më tej vetëm për shkak se nuk është si Kolumbia dhe Ukraina. Good luck EU!”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në – Facebook.

Leave a Reply