Kryeministri Thaçi vizitoi kreatoren, Krenare Rugova

thaci krenare rugovaPrishtinë, 02 prill 2014 – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vizituar kreatoren e Modës, Krenare Rugova, puna e së cilës e ka impresionuar. “Bëra një vizitë pune tek Krenare Rugova. Ajo është kthyer nga Amerika dhe ka hapur një shitore dhe një mini-fabrikë mode. Biseduam për mënyrat se si ndërmarrëset si Krenarja mund të ndihmohen që të eksportojnë brendet, Made in Kosova, dhe të rrisin industrinë e tekstilit në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.