Bijons ngazëllen fansat, por kritikohet nga kreatorët e modës!

provokon beyonceNju Jork, 26 dhjetor 2013 – Këngëtarja e popullarizuar Bijons (Beyonce), është përballur me kritikat e shumta të kreatorëve të modës, për shkak të kombinimit të veshjes së saj.
Fustani tejet i shkurtër dhe i ngushtë, dorashkat e gjata dhe çizmet deri në gjunjë, me nënshkrimin e Tom Fordit, kanë bërë që të shpërthejnë qëndrimet negative ndaj saj, nëpër rrjetet sociale.
Komentet negative që janë bërë në adresë të saj, e kanë renditur Bijonsen me protagonistet e TV-Novelave, për të cilat kreatorët kanë thënë se xhirohen me kosto tejet të lirë.
Megjithatë, të pranishmit janë ngazëllyer me paraqitjen e saj ekstravagante, pavarësisht kritikave që janë bërë nga kreatorët e modës. Me këtë veshje, këngëtarja me famë botërore e ka prezantuar në Nju Jork albumin e saj më të ri vizual.

Leave a Reply