Thaçi dekreton Kurtin për kryeministër!

Thaçi dekreton Kurtin për kryeministër!

Prishtinë, 20 janar 2020 – Kryetari i shtetit, Hashim Thaçi, sot ka nominuar kreun e LV-së, Albin Kurtin, për mandatar të qeverisë së re. Ai këtë e ka bërë publike edhe përmes faqes së tij në Facebook, duke u shprehur se ky hap është shumë i rëndësishëm për krijimin e institucioneve të shtetit.
“Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, duke shtuar se ky është hap shumë i rëndësishëm për krijim të institucioneve të reja dhe, nga sot, fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.