Thaçi anulon pjesëmarrjen në takimin e së shtunës në Uashington!

Thaçi anulon pjesëmarrjen në takimin e së shtunës në Uashington!

Uashington, 24 qershor 2020 – I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për bisedimet Kosovë- Serbi, Riçard Grenell, tha se është informuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, se ky i fundit e ka pezulluar udhëtimin për në Uashington, pas publikimit të aktakuzës nga Prokuroria e posaçme e Kosovës. “E respektoj vendimin e tij që të mos marrë pjesë në diskutime, derisa nuk zgjidhen çështjet juridike”, shkroi Grenell në Twetter.