Lajçak thotë se takimi me Kurtin ishte i thellë dhe i fuqishëm!

Lajçak thotë se takimi me Kurtin ishte i thellë dhe i fuqishëm!

Prishtinë, 09 shtator 2022 – I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin Kurti, tha se folën për dialogun dhe mënyrën për ta çuar procesin përpara. Ai shtoi se diskutimi me Kurtin ishte i thellë dhe i fuqishëm, teksa shtoi se folën edhe për mënyrën se si të sjellin dinamikë më të madhe në proces. “Ne nuk mund të tregojmë për detajet, pasi të njëjtin diskutim do ta kemi edhe në Beograd”, është shprehur Lajçak.
Në takim me Kurtin ishin edhe Jens Plotner, i ngarkuari i Kancelarit gjerman, Olaf Sholc dhe Emanuel Bone, i ngarkuari i presidentit francez, Emanuel Makron. Pas takimit me Kurtin, treshja do të udhëtojë për në Beograd, ku do ta takojë kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.