Thaçi: “Serbet nuk janë rrezik për ne por janë nder”!

Thaçi: “Serbet nuk janë rrezik për ne por janë nder”!

Prishtinë, 15 shtator 2017 – Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka thënë se sulmet që po bëhen ndaj deputetëve të Kuvendin të Kosovës, nga komunitetit serb, janë racizëm. “Sulmet që bëhen ndaj deputetëve të komunitetit serb, për mua paraqesin racizëm. Ata nuk janë rrezik për vendin tonë por janë nder i kësaj shoqërie”, është shprehur sot kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në tryezën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke shtuar se duhet të ketë një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, si rezultat i dialogut, që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së.
“Që të jemi pjesë e OKB-së, duhet të kemi një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë. Kështu i mbyllim hapësirën Rusisë që mos ta përdor veton. Lista Serbe, nuk është pengesë për Kosovën. Andaj, ftoj shoqërinë civile të jetë shumë sqarues për publikun që mos të ngjallet armiqësi. Derisa sulmohet Lista Serbe, pse nuk tentohet të ketë Institucione më të konsoliduara”, ka thënë mes tjerash Thaçi.

Leave a Reply