Punëtorët e KEK-ut marrin rritje lineare të pagave

hashim thaci kekObiliq, 19 mars 2014 – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, sot vizitoi ambientet e punës në Korporatën Energjetike të Kosovës, ku ka kërkuar që për rreth 5 mijë punonjësit e saj, të ketë një rritje pagash lineare prej 120 euro, duke filluar nga muaji prill. “Unë gjithmonë do të luftoj për rroga më të larta në Kosovë, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat”, ka shkruar kryeministri Thaçi në profilin e tij në Facebook, duke i uruar punëtorët dhe familjet e tyre për faktin se do t’i gëzojnë këto rritje të pagave.

KËRKO FJALËT