Dragashi – 24 orë pa energji elektrike!

energjia elektrike dragashDragash, 07 maj 2015 – Komuna e Dragashit ka mbetur në terr, që nga ora 17:00 e së mërkurës e deri të enjten, po në këtë orë. Zyrtarët në Njësinë e KEDS-it në Dragash thanë se ka qenë një defekt, të cilin është dashur ta identifikojnë, duke e kontrolluar çdo shtyllë të tensionit të lartë, nga fshati Zhur e deri në Dragash.
“Kemi kontrolluar çdo shtyllë dhe kjo ka marrë shumë kohë. Është dashur që punëtorët tanë të ngjiten në secilën shtyllë, për të identifikuar defektin”, i tha Radio Sharrit një zyrtar në nënstacionin e KEDS-it në Dragash.
Sido që të jetë, pas riparimit në rrjet, furnizimi me energji elektrike është stabilizuar dhe nuk janë raportuar ndërprerje në asnjë vendbanim të komunës së Dragashit.

Leave a Reply