Bora në Dragash – Një lagje mbetet pa energji elektrike (Video)

bora dragash pastrimiDragash, 06 prill 2015 – Mëngjesin e së hënës janë angazhuar dy ekskavatorë për të pastruar sheshin e qytezës së Dragashit, i cili ishte i stërmbushur me borë.
Ndonëse ndodhemi në stinën e pranverës, mbrëmë nuk kanë pushur të reshurat e borës, duke krijuar mjaftë vështirësi në qarkullimin rrugor, ku janë shënuar disa aksidente trafiku por pa pasoja në njerëz, si dhe është ç’rregulluar furnizimi me energji elektrike.
Që nga mesnata, një lagje në qendër të qytezës, ende mbetet pa energji elektrike. Edhe pse kanë kaluar 12 orë, që kur është ndërprerë furnizimi i kësaj lagjeje, ende nuk dihet se kurë do të evitohet defekti që ka sjellë deri në këtë ndërprerje të energjisë elektrike.

• Shiko pamjet VIDEO

Leave a Reply