Kryeministri me çadër, presidentja pa çadër – Diskriminim apo rastësi?

jahjaga thaci ombrellaPrishtinë, 26 nëntor 2013 – Përderisa kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, iu ofrua mbrojtje nga dëbora, duke ia mbajtur mbi kokë një ombrellë, e njëjta gjë nuk iu ofrua edhe presidentes, Atifete Jahjaga, e cila mbajti fjalimin e saj nën flluskat e dëborës.
Krerët shtetërorë të Kosovës e kanë përuruar dje përfundimin e ndërtimit të autorrugës “Ibrahim Rugova”, në fshatin Mazgit të komunës së Prishtinës. Kjo rrugë kishte filluar të ndërtohej, në prill të vitit 2010, ndërsa për qarkullimin e automjeteve u lëshua mëngjesin e sotëm.

Leave a Reply