Policia greke plagos dy shqiptarë, në kanalin e Korfuzit!

gomone droga lendimiKorfuz, 26 nëntor 2013 – Policia greke ka plagosur dy skafistë shqiptarë, të cilët po lundronin me një gomone, në kanalin e Korfuzit. Identiteti i të plagosurve ende nuk është bërë i ditur, por mësohet se policia greke, pasi ka hetuar gomonen është vënë në ndjekje, duke qëlluar me armë në drejtim të saj. Sipas policisë greke, qëllimi i tyre ishte që ta qëllojnë motorin e gomones, por plumbat kanë kapur edhe dy skafistët.
Pas disa minutash ndjekje, skafi i policisë greke dhe gomonia janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga kontrolli që i bënë gomones, policia nuk ka gjetur drogën për të cilën dyshonte, por ende supozon se, ajo mund të jetë hedhur në det, në momentin që skafistët e kanë hetuar se po ndiqeshin nga polica.