Shqiptarit i sekuestrohet drogë – Vlera arrin 800 mijë euro!

droga lazarat peseVenecia, 06 prill 2014 – Policia italiane ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, të cilit iu sekuestrua rreth 7 kilogramë heroinë. Sasia e drogës i është gjetur në garazh këtij 27-vjeçari, në Venecia të Italisë. Sipas policisë, heroina ishte e pastër dhe kapte vlerën e 800 mijë eurove. Mësohet se i arrestuari është, Alban Hysa, i cili qëndronte në Itali me letra të rregullta dhe bënte jetë luksoze.
Policia tha se ka identifikuar këtë person, duke hetuar një rrjet droge, të organizuar mirë në Rivierë dhe në provincën e Padovës. Sipas policisë, ky shqiptar duhet të konsiderohet si një nga personat kryesor të kësaj organizate, e cila shpërndante heroinë. “Droga e gjetur në gazash dhe stili i tij i jetës, e dëshmojnë më së miri këtë gjë”, konkludon policia italiane, duke shtuar se Hysa kishte veshje të shtrenjta dhe automjete luksoze, pa punuar askund.
Në orët e para të mëngjesit, policia kishte shkuar në banesën e tij dhe kishte pritur jashtë, derisa të vinte shqiptari i dyshuar. Më vonë, ai kishte mbërritur në shtëpi dhe, teksa ishte nisur për të dalë jashtë, është arrestuar nga policia. Gjatë kontrollit, në trup i kanë gjetur gjysmë kilogram heroinë.
Gjatë kontrollit në garazh, policia ka gjetur edhe pjesën tjetër të lëndës narkotike. Policia ka bërë të ditur se po heton për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij të mundshëm, për të arritur deri tek ky rrjet trafikantësh.

KËRKO FJALËT