Plagoset në aheng mysafiri – Policia apelon për kujdes!

Plagoset në aheng mysafiri – Policia apelon për kujdes!

Prizren, 05 gusht 2016 – Mëngjesin e djeshëm, rreth orës 10:30 minuta, në një aheng familjar në fshatin Shkozë të Prizrenit është plagosur lehtë një mysafir, nga një copëz e predhës së armës së zjarrit. “I plagosuri ka kërkuar trajtim mjekësor në urgjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Më pas i dyshuari i këtij rasti është vetëdorëzuar në polici dhe i ka sqaruar rrethanat e rastit”, thuhet në njoftimin e sotëm nga policia e Prizrenit, duke sqaruar se arma është sekuestruar, bashkë me 46 fishekë. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek qytetarët që të tregojnë vetëpërmbajtje në përdorimin e armëve nëpër ahengje. Në të kundërtën do të përballen me pasoja që i parasheh ligji”, thuhet më në apelin e policisë.

Leave a Reply