Kosova e artë – Majlinda fiton medaljen e parë olimpike!

Kosova e artë – Majlinda fiton medaljen e parë olimpike!

Rio de Zhanejro, 07 gusht 2016 – Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në xhudo për kategorinë deri në 52 kilogramë, në finale të Lojërave Olimpike Rio 2016.
Xhudisjta jonë mundi italianen, Odette Giuffrida, duke shënuar kështu arritje madhështore dhe historike për shtetin e Kosovës pasi kjo është medalja e parë olimpike në pjesëmarrjen e parë të vendit tonë në rangun më të lart të organizimit botëror në sport.
Për të arritur deri në finale, Majlinda mundi Evelyne Tschopp, Christianne Legentil dhe japonezen, Misato Nakamuras.