Majlinda e bën Rusinë ta nderojë himnin dhe flamurin e Kosovës!

majlinda kelmendi fitorja ne rusiKazan, 21 prill 2016 – Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, është shpallur sot kampione evropiane, pasi mposhti në finale xhudisten franceze, Priscilla Gnetto.
Në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Kazan të Rusisë, Kelmendi i kaloi radhazi tri xhudiste, për të arritur deri tek medalja e artë, ndonëse ajo edhe më parë ishte shpallur kampione e Evropës, në vitin 2014, në Kampionatin Evropian që u zhvillua atë vit në Francë. Përpos Majlindes, edhe Nora Gjakova u tregua e suksesshme, duke fituar medaljen e bronztë.
Fitorja e Majlindës bëri që në Rusi të valëvitet flamuri shtetëror i Kosovës, si dhe të intonohet himni, të cilin e nderoi edhe garda ruse. “Jam shumë e lumtur. Ndjehem për mrekulli. Sot jam ndjerë shumë mirë, nuk e di pse, por fatmirësisht përfundova mirë. Vitin e kaluar pata shumë lëndime dhe ishte e vështirë për mua, jo vetëm fizikisht por e dhe psikik, sepse duhej të kthehesha siç isha dhe kjo tregon se tashmë jam rikthyer”, ka thënë Majlinda pas këtij triumfi të madh.

Leave a Reply