Dy të vrarë dhe dy të plagosur në Milloshevë të Obiliqit (Video)

arma_ AK47_kallashnikovObiliq, 03 maj 2014 – Gjatë një shkëmbim zjarri, në fshatin Milloshevë të Obiliqit, mbrëmë vonë janë vrarë dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur. Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka dhënë detaje të hollësishme për këtë ngjarje. Zëdhënësi, Baki Kelani, ka thënë se informacioni për rastin i është dhënë Policisë nëpërmjet telefonit. “Rreth orës 00:17, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion, përmes linjës telefonike, për një rast gjuajtje me armë zjarri në fshatin Milloshevë. Në bazë të informacioneve të para është kuptuar se më 02.05.2014, rreth orës 23:44, në një restorant në Milloshevë, dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe si pasojë, dyshohet se janë vrarë dy persona ndërsa janë plagosur edhe dy të tjerë. Por, pritet edhe konfirmimi zyrtar nga mjekët kompetentë”, ka thënë Kelani, transmeton Indeksonline.
Sipas Kelanit, njësitet policore, duke përfshirë këtu edhe Njësitet Speciale Operative, menjëherë i janë përgjigjur këtij njoftimi, duke dalë në vendngjarje për të kryer hetimet intensive. “Në vazhdimësi të hetimeve, njësitet policore kanë bastisur një lokacion në Obiliq, ku është gjetur edhe një sasi e marihuanës”, ka thënë Kelani, duke njoftuar se i dyshuari tashmë është arrestuar. Ndryshe, Indeksonline, sipas burimeve të veta, ka raportuar se e gjithë ngjarja ka ndodhur, si pasojë e një konflikti në mes të familjes Saraçi dhe pronarëve të motelit “Shega”, në Milloshevë.

• Shiko pamjet – VIDEO