Afaristët e Dragashit synojnë veprimtarinë kolektive!

dragash bizneset bashkeDragash, 03 maj 2014 – Në Dragash ka vazhduar edhe sot iniciativa për themelimin e Shoqatës së Afaristëve nga kjo komunë.
Në takimin e sotëm, në të cilin mori pjesë edhe drejtori i shtëpisë sonë informative, u mor qëndrimi që afaristi, Shpetim Kamberi, të jetë bartës i gjithë kësaj iniciative, deri në zgjedhjen e organeve drejtuese të shoqatës.
Kamberi është ngarkuar nga afaristët që ishin të pranishëm në këtë takim, që të vazhdojë me procedurat e nevojshme ligjore, që kërkohen për themelimin e shoqatës, e që hapi i parë është përpilimi i Statutit, përmes së cilit do të krijohet baza ligjore e veprimtarisë. Ndonëse sot pritej për më shumë pjesëmarrje të afaristëve, kjo nuk ndodhi. Kjo, sepse disa prej tyre kishin paralajmëruar mungesën, për shkak të aktiviteteve të tyre, ndërsa të tjerët, janë shprehur se do ta përkrahin këtë iniciativë dhe se në takimet e radhës do të jenë prezentë.