Ky është çeçeni që vrau 45 vjeçarin nga Rahoveci!


achmed daschajev ceceniLinz, 14 tetor 2014 – Achmed Daschajev (23) është personi që dyshohet për vrasjen e Rexhep Mustafës (45) nga fshati Potaçan i Rahovecit, mbrëmjen e së hënës, në Linz të Austrisë.
Daschajev dhe një bashkëpunëtor i tij, tashmë janë arratisur dhe policia austriake ka lëshuar fletë-arrest ndërkombëtarë për kapjen e tyre.
Mediat austriake bëjnë të ditur se Mustafa, baba i katër fëmijëve, u vra me një plumb në kokë, në afërsi të një lokali emigrantësh. Si motiv i vrasjes, thuhet të jetë një zënkë që djali i viktimës kishte pasur ditë më parë me autorin e krimit, i cili mendohet se ka ikur nga vendi i ngjarjes me një automjet, Audi A6, dhe dyshohet se ia ka dalë që ta lëshojë Austrinë. Përveç këtij çeçeni, policia ka lëshuar fletë-arrest edhe për 27 vjeçarin, Elvedin Rekic, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë vrasje, duke i shërbyer atij si drejtues i automjetit, me të cilin dorasi arrin të largohet nga vendi i krimit.