Në Tetovë, vëllai mbyt vëllanë!

vallai vret vellaneTetovë, 11 gusht  2015 – Një person nga Tetova ka plagosur për vdekje vëllanë e tij, sot rreth orës 13:00, në shtëpinë familjare, pas një zënke mes tyre. Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se 55-vjeçari e ka plagosur me thikë vëllanë e tij, i cili ishte dy vjet më i ri se ai. I plagosuri menjëherë është shpënë në spital mirëpo, për shkak të plagëve serioze, ai ka ndërruar jetë. Raportohet se vrasësi është paraqitur vetë në policinë e Tetovës, transmeton – Zhurnal.

Leave a Reply