OSBE-ja dekoron me mirënjohje Kuvendin e Dragashit

ulrih biffar bilallDragash, 20 mars 2014 – Ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës rajonale të OSBE-së në Prizren, Ulrich Biffar, sot qëndroi në Dragash, ku u takua me krerët e kësaj komune. Vizita e tij ishte formale, me qëllim njohjen reciproke, pasi ai para pak kohësh ka marrë këtë detyrë.
Biffar iu drejtua edhe Kuvendit të Komunës, anëtarët e së cilit i përgëzoi për zgjedhjen e tyre, si përfaqësues legjitim të popullit, të cilët i dekoroi me një mirënjohje, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirë që ka legjislativi i Dragashit me ekipin komunal të OSBE-së. Mirënjohjen e pranoi kryesuesi i Kuvendit, Shaban Shabani, i cili falënderoi këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, e cila po vazhdon të kryej punën e logjistikës për institucionet e Kosovës. “OSBE-ja gjithnjë na ka mbështetur, duke na këshilluar, udhëzuar dhe, jo rrallë, edhe duke bërë punë konkrete”, ka thënë Shabani.