Një i vrarë dhe dy të plagosur në Suharekë!

vrasje ne suharekeSuharekë, 03 janar 2014 – Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, sot në fshatin Grajçevc të Suharekës, pas një zënke që eskaloi më pas në konflikt të armatosur.
Sipas drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, ku fillimisht personat janë përfshirë në një zënkë e më pas, njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri, duke lënë të vdekur një 19-vjeçar dhe dy të tjerë të plagosur.
“Njëri është në gjendje më të rëndë dhe ndodhet në spitalin rajonal të Prizrenit. Policia ka arrestuar tre persona, ndërsa një tjetër është në arrati por i njohur për policinë, pasi i njëjti është përfshirë në disa vepra të tjera penale”, ka thënë Krasniqi, raporton RTK. Rasti mendohet të ketë ndodhur për motive të dobëta dhe të gjithë personat e përfshirë në rast kanë të njëjtin mbiemër, Boga.

Leave a Reply