Dragash: PDK nënshkruan marrëveshje me Vakatin!

Dragash: PDK nënshkruan marrëveshje me Vakatin!

Dragash, 10 nëntor 2017 – Partia Demokratike e Kosovës në Dragash, sot ka arritur marrëveshje me koalicionin boshnjak, Vakat, përmes së cilës, kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, do ta ketë mbështetjen e këtij subjekti më të madh nga treva e Gorës, në balotazhin e 19 nëntorit.
Lajmin për nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka konfirmuar për redaksinë tonë vetë kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës, Shaban Shabani, sipas të cilit, në këtë marrëveshje parashihet bashkëqeverisje në këtë komunë, pa kurrfarë kushtesh. Kujtojmë se, në garën për Kuvendin e Komunës, nga 27 këshilltarë, PDK ka fituar 9 ndërsa koalicioni Vakat 3 këshilltarë, e që këto dy subjekte kryesojnë në dy trevat e Dragashit, për nga numri i këshilltarëve të fituar. Megjithatë, me 12 këshilltarë nuk arrihet 50-përqindëshi në Kuvendin e Dragashit, prandaj PDK-së i duhen edhe, të paktën dy këshilltarë.

Leave a Reply