Së shpejti rindërtohet kulmi i Shtëpisë së Kulturës!

Së shpejti rindërtohet kulmi i Shtëpisë së Kulturës!

Dragash, 14 mars 2017 – Me rreth 50 mijë euro, të cilat do t’i marrë Komuna e Dragashit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, shtëpia e kulturës “Abdurrahman Gërdellaj” në Dragash do të rinovohet, madje kulmi i saj që u dogj kohë më parë, do të bëhet edhe më i mirë dhe më funksional seç ishte. Kështu paralajmëroi sot kreu i kësaj komune, Salim Jenuzi, në një prononcim për redaksinë tonë informative. “MAPL e mbështet komunën tonë në projektin për rindërtimin e kulmit të Shtëpisë së Kulturës. Me zëvendësministrin, Bajram Gecaj, nënshkruam marrëveshjen e mirëkuptimit për mbështetje financiare në këtë projekt”, tha Jenuzi, duke potencuar se shuma do të jetë 50 mijë euro dhe rindërtimi i nënkulmit do të jetë me ndryshime, dukshëm më i mirë dhe më funksional.