Haradinaj e çon marrëveshjen e Mehës në Kuvend!

Haradinaj e çon marrëveshjen e Mehës në Kuvend!

Prishtinë, 04 dhjetor 2017 – Marrëveshja për demarkimin e kufirit, e nënshkruar nga qeveria e Kosovës që drejtohej nga Isa Mustafës dhe qeveria e Malit të Zi, sot është çuar për diskutim në Kuvendin e Kosovës.
Bashkë me të, qeveria e Haradinajt ka marrë vendim që kuvendit t’i dorëzohet edhe raporti i komisionit qeveritar për vlerësimin e marrëveshjes për demarkimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ky komision ishte themeluar me vendim të kryeministrit Haradinaj dhe raporti i tij është diskutuar sot në mbledhjen e qeverisë.
Ndërkohë, për punën e komisionit që e formoi Haradinaj nuk është pajtuar zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, i cili tha se ky komision nuk ka sjellë asnjë fakt konkret për t’i mbështetur konkluzionet e arritura. Ndërkaq, me ta kuptuar lajmin, kryetari i shtetit, Hashim Thaçi, ka thënë se procedimi në Kuvend i gjithë kësaj çështjeje është veprim i mirë dhe se, siç është shprehur ai,  me këtë veprim merr fund saga e debateve shterpe akademike.

Leave a Reply