Shkarkohet Fatir Berzati – Ngarkohet Hamza Bale!

Shkarkohet Fatir Berzati – Ngarkohet Hamza Bale!

Prishtinë, 05 dhjetor 2017 – Fatir Berzati është zëvendësministri që u shkarkua, me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj. Ai për pak kohë kishte mbajtur këtë pozitë në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik por që vendin e tij tashmë e ka zënë, Hamza Bale.
Opinioni në Dragash ka patur rast të lexojë në rrjetet sociale rreth disa skandaleve, siç i quajtën tekstshkruesit, veçmas aktivisti nga kjo trevë që jeton në diasporë, Safet Kushi, i cili pati postuar informacionin se bëhej fjalë për një zënkë mes Adem Hoxhës dhe, tashmë zv-ministrit të shkarkuar. Megjithatë, në vendimin e Haradinajt nuk është potencuar ndonjë arsye për shkarkimin e Berzatit dhe as ky i fundit nuk është deklaruar për këtë çështje.