Kjo është marrëveshja, PDK – CDU!

pdk cdu njeDragash, 03 shkurt 2014 – Marrëveshja e shumëpërfolur, të cilën e lidhën PDK-ja dhe CDU-ja, më 25 dhjetor të vitit të kaluar, me insistimin e redaksisë sonë, është bërë publike. Në shikim të parë, në këtë marrëveshje që këto dy subjektet janë zotuar për ta përkrahur kandidatin e PDK-së, në balotazhin për kryetar të Dragashit, nuk shihet asnjë kushtëzim dhe as marrje e përgjegjësive nga palët.
Thjeshtë, marrëveshja përmban zotimin për bashkëqeverisje në Komunën e Dragashit dhe mbështetjen e kandidatit të PDK-së për kryetar komune, Salim Jenuzin. Në vazhdimësi, kjo marrëveshje potencon se “palët nënshkruese, pas certifikimit të rezultateve, do të bisedojnë për arritjen e një marrëveshje tjetër, në bazë të së cilës do të bashkëqeverisin”. Dhe, krejt në fund, palët nënshkruese, Salim Jenuzi nga PDK dhe, Hamza Bale, nga CDU, janë zotuar që marrëveshja të jetë e zbatueshme, menjëherë pas nënshkrimit.
Pas fitores së kandidatit të PDK-së, Salim Jenuzit, përmbajtja e kësaj marrëveshje ka qenë temë debati, kudo nëpër ndeja, të cilën e “shpalosnin” kundërshtarët politik të këtyre subjekteve, duke e komentuar edhe përmbajtjen e saj, e që në popullatë transmetohej në forma të ndryshme, duke përmendur edhe disa zotime nga ana e PDK-së, kontradiktore me parimet e saja, si parti e dalë nga lufta.

Leave a Reply