Zafa, i bindur se votat me kusht e forcojnë fitoren e Haskukës!

Zafa, i bindur se votat me kusht e forcojnë fitoren e Haskukës!

Prizren, 20 nëntor 2017 – Mytaher Haskuka qëndron para rivalit të tij nga PDK-ja, Shaqir Totaj, për 329 vota. Konfirmimi i rezultatit për këtë komunë pritet të bëhet, pasi të numërohen fletëvotimet me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe fletëvotimet e ardhura përmes postës.
Megjithatë, në një prononcim për media, Zafir Berisha tha se nuk do të ketë ndryshim edhe pas numërimit të votave me kusht. “Ia heqim çdo dilemë ose ëndërr, nëse e ka dikush e duket se e kanë, se ne mbetemi fitues. Votat me kusht na favorizojnë ne sepse shumica e atyre votave janë të vëzhguesve dhe komisionerëve tanë.
Ne kemi pasur shumë komisionerë dhe vëzhgues, sidomos në rajonin e Lumbardhit. Me kusht në Komunën e Prizrenit janë rreth 960 vota, një pjesë janë nga jashtë dhe një pjesë e njerëzve që s’kanë pasur mundësi fizike të shkojnë në vendvotim”, tha Berisha dhe shtoi se është i sigurt se këto vota, vetëm se do ta forcojnë fitoren e Haskukës.

Leave a Reply