Shaban Shabani i PDK-së fiton në Dragash (Video)

Shaban Shabani i PDK-së fiton në Dragash (Video)

Dragash, 19 nëntor 2017 – Kandidati i PDK-së për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani, ka fituar në Dragash, ku për kundërkandidat kishte Selim Kryeziun nga LDK-ja.
Me 100 përqind të votave të numëruara, Shabani ka marrë 50.16 përqind të votave, kundrejt Kryeziut, i cili ka marrë 49.84 përqind. Këto janë të dhënat nga rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku mësohet se përqindja e daljes së qytetarëve në këto votime ishte 31.35 përqind e që të drejtë vote kishin 40 mijë e 338 qytetarë të kësaj komune me të drejtë vote.
Redaksia jonë e ka përcjellë reagimin e simpatizantëve të PDK-së, menjëherë pasi komisionerët e tyre iu kanë kumtuar rezultatin nga terreni, si dhe kemi arritur ta xhirojmë fjalimin e Shabanit, i cili iu drejtohet qytetarëve të tubuar në sheshin e Dragashit. Transmetimi është bërë drejtpërdrejt në faqen tonë zyrtare në – Facebook.