Zafiri i kërkon Ramushit shkëputje nga Salim Jenuzi e Ramadan Muja!

zafit berisha ramushiPrizren, 13 dhjetor 2014 – Kryetari i Bashkimit Demokratik (BD), Zafir Berisha, ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cila ka paralajmëruar se “nuk do të kenë më vend në AAK kriminelët dhe ata që vendosin haraç”.
Në profilin e tij, në Facebook, Berisha ia ka përkujtuar Haradinajt se partia e tij është në koalicion me njerëzit që janë të implikuar me drejtësinë. “Po më vjen mirë, nëse vërtet keni vendosur me nda ‘shapin prej sheqerit’.
Vetëm se dua t’ju përkujtoj se AAK-ja është në koalicion, në Prizren me njeriun që gjykata e ka dënuar për krim të organizuar dhe keqpërdorim të pasurisë publike, ndërsa në Dragash jeni gjithashtu në koalicion me njeriun që është duke u gjykuar nga drejtësia për keqpërdorim të pasurisë publike. A do ta pastroni oborrin detajisht apo vetëm sipërfaqësisht”, e ka pyetur Berisha Haradinajn.

Leave a Reply