Zafir Berisha paralajmëron mundësinë e lirimit të Gavriqit!

slobodan gavric terroristiPrizren, 26 dhjetor 2014 – Deputeti Zafir Berisha, kryetar i Bashkimit Demokratik (BD), ka ironizuar me ngjarjen e sotme, duke paralajmëruar që serbi, Slobodan Gavriq, i cili u arrestua mbrëmë, mund edhe të lirohet si i pafajshëm. “Inshallah nuk del ministri pas disa dite, me thënë se eksplozivi që iu konfiskua këtij serbi, ka pasur për destinim ndonjë gurthyese dhe për këtë qëllim është futur kontrabandë nga Serbia”, ka shkruar Berisha nw Facebook.
Slobodan Gavriq (46) është arrestuar mbrëmë në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, ku në automjetin e tij kishte plotë 12 kilogram material eksploziv. Ai me vete kishte edhe një hartë, për të cilën supozohet se do t’i shërbente për të ikur më lehtë, pasi ta ketë kryer sulmin, në natën e dytë të krishtlindjeve. Policia e Kosovës e kishte përcjellë këtë person, nga Mitrovica deri në Prishtinë, ku edhe intervenoi me sukses për ta arrestuar. Ky është njëri ndër sukseset më të mëdha që ka shënuar Policia e Kosovës, që nga themelimi i këtij institucioni.

Leave a Reply