Shkatërrimi, në emër të renovimit!

opinion nexhmidin ramadaniNga: Nexhmedin RAMADANI


• Trendi i turizmit rural dhe ai malor, tashmë kanë arritur edhe tek ne. Turistët të huaj interesohen që të vizitojnë vende me rëndësi të veçanta dhe ngazëlluese. Atyre më shumë iu intereson trashëgimia kulturore e një populli apo edhe e një treve të caktuar, e cila ka diversitet të shtuar.
Kjo nënkupton se turistët po interesohen edhe për trevën tonë, Dragashin. Kjo na bën që të pyesim vetën, athua kanë mbetur tek ne kësi lloj trashëgimish? Athua në trevën ku shumë shpejtë do të fillojë fluksi i turistëve, ka mbetur diçka nga lashtësia? Në këto anë, ku edhe ne jemi të interesuar për të promovuar këtë lloj turizmi, të gjitha ato trashëgimi tanimë do të rrëfehen me fillimin e citatit “Na ishte një herë”. Kjo, sepse  kanë humbur të gjitha ato vlera të çmuara.
Me kujtohet kur në vitin 2009, bashkë me disa të afërm të mi, morëm pjesë në festivalin e Gjirokastrës. Ishte kjo një ëndërr e imja dhe jo vetëm, për të marrë pjesë. Bashkudhëtarët e mi, para se të mbërrinim bresane xhamia dikure sotnë Gjirokastër, bëheshin merak nëse do të gjenim akomodim për tre netë, aq sa kishim planifikuar të qëndronim atje gjatë festivalit. Unë kisha vendosur shumë herët se do të akomodoheshim në një shtëpi të vjetër private.
Hymë në shtëpinë e Genit, dhoma ku do të akomodoheshim me bashkëshorten time, ishte në një shtëpi të madhe dhe shume e vjetër, që tek ne i thonë kullë. Katet e saj dhe të shtëpive të tjera aty ishin të larta. Me të hyrë brenda, e hapa dritaren dhe, cfarë të shihja! Një xhami e ruajtur nga guri dhe, me duket se vërtetë ashtu edhe quhej ajo xhami. Para syve kisha një objekt kulti, e konservuar dhe e ruajtur me fanatizëm të pashoq. Menjëherë mendja më shkoi tek vendlindja ime! Në Opojën tonë të dashur, ku nuk ka mbetur diçka e tillë dhe e ruajtur me kaq xhamia sot gjirokasterfanatizëm. Fatkeqësisht, në Opojë e gjithë trashëgimia kulturore është rrënuar dhe, tanimë janë ngritur objekte të reja apo janë maskuar me një kozmetikë ato ekzistuesit, në emër të renovimit.
Me të drejtë dikush në Facebook e kishte marrë si ilustrim xhaminë shekullore që ndodhej në qendër të fshatit Bresanë, për ta shprehur revoltën e tij, rreth asaj që po e quajnë si renovim. Këtë renovim ai e ka quajtur rishkatërrim dhe kishte bërë krahasim midis rrasave shekullore që mbulonin kulmin e saj dhe tjegullave që ai kishte thënë se janë nga Serbia.
Midis dritareve shekullore dhe atyre të plastikës dhe fasadës shekullore dhe fasadës Abrib! Të gjitha këto renovime, ai i kishte quajtur, jo rinovim por rishkatërrim. Me keqardhje unë i dhashë të drejtë atij, sepse mendoj se me këtë vepër të pamatur, Bresana, Opoja por edhe Kosova, e kanë humbur një thesar shumë të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore. E pyes veten dhe te tjerët… Athua pse u desh ky intervenim? E kujt ishte ideja dhe, a u konsultuan institucionet përkatëse, kur u mos ky aksion? Tani që gjithçka ka mbaruar dhe nuk ka kthim prapa, prapë pyes… Ku do t’i drejtojmë turistë, nëse ata e kanë mësuar se këtu ekziston një thesar kulturor dhe marrin rrugën për ta vizituar?
Unë e kam lehtë. Kur më jepet rasti, përmes fshatrave fërfëlloj bjeshkëve dhe i “mashtroj” të huajt me natyrën e kulluar të bjeshkëve të bukura të Opojës dhe Gorës. Po ju?!