Polici nuk i njeh muajt – Megjithatë të gjobit!

gjoba policia tiraneTiranë, 15 mars 2015 – Një pronare, e cila të dielën ka gjetur në xhamin e automjetit të saj një gjobë, të cilën ia kishin vënë Policia Rrugore e Tiranës, ka hasur në një anomali, tipike me batutat që bëhen në llogari të policëve. Gjoba e saj mbante datën 14 maj 2015!
Një lexuese e jona nga Tirana na ka dërguar kopjen e kësaj tikete, duke parashtruar edhe një dilemë, nëse duhet që e gjobitura të presë muajin maj për ta paguar gjobën, apo ta gjej policin me ID# 11723, për t’ia mësuar muajt e vitit dhe për t’i treguar se në cilin muaj ndodhemi aktualisht.