Festuan datëlindjen me armë – Policia intervenon në Nashec!

Festuan datëlindjen me armë – Policia intervenon në Nashec!

Prizren, 22 gusht 2020 – Policia ka arrestuar dy persona në fshatin Nashec, për shkak se ata kishin përdorë edhe armë gjatë kremtimit të datëlindjes. Në raportin e sotëm të policisë bëhet me dije se intervenimi kishte pasuar, pasi në mesditën e djeshme ishin njoftuar për gjuajtje me armë. “Pas arritjes në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka deklaruar se kishte organizuar aheng për datëlindjen e tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë pneumatike, ndërse tek i dyshuari i dytë që kishte qenë prezent aty është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë, të cilat janë konfiskuar si prova materiale, si dhe incizimi i kamerave të sigurisë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është inicuar lënda në procedurë të rregullt ndërsa të dyshuarit janë lënë të lirë.