Kamioni rrëshqet dhe bie në kanal – Shpëton timonieri!

Kamioni rrëshqet dhe bie në kanal – Shpëton timonieri!

Berat, 11 tetor 2016 – Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, kur kamioni i ngarkuar me dru për djegie, gjatë lëvizjes në rrugën Berat – Lushnjë, ka rrëshqitur duke përfunduar në një kanal por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Poshnje, si pasojë e shiut dhe peshës së ngarkuar që kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të timonierit mbi makinën. Për nxjerrjen e kamionit nga kanali, është dashur ndërhyrja e një vinçi, raporton – Vizion Plus!

Leave a Reply