Profiterë, mbi krah të shqipes!

Profiterë, mbi krah të shqipes!

Nga: Urim KRASNIQI


• Duhet të turpërohemi e jo të krenohemi me njerëz, të cilët shfrytëzuan dhe përfituan nga sakrifica e dëshmorëve, invalidëve dhe luftëtarëve të vërtetë! Po si mund të jetë i qetë dikush, kur padrejtësitë në këtë shtet po triumfojnë. Si të rrijë duarkryq, kur lexon nga historianët për “dëshmorë e luftëtarë të UÇK-së”. Nga e kaluara, thuhej se janë emëruar shkolla e sheshe, me emrat e personave, të cilët kanë vjedhur dru apo janë vrarë për mexhë dhe, deri pas luftës, konsideroheshin dëshmorë.
Sot jemi në një epokë tjetër, ku sërish po përsëriten gjërat dhe po i nderojmë “ushtarët, viktimat e dëshmorët”! Ku janë historianët e vërtetë, të cilët nuk ndikohen nga përfitimet materiale, që të hulumtojnë të vërtetën e asaj lufte e sakrifice, në mënyrë që e vërteta t’iu takojë atyre të cilët vërtetë dhanë gjithçka për këtë gjysmë liri që po e gëzojmë?!
O njerëz… Si mund të barazohet një dëshmor, i cili sakrifikoi në betejat e shkrumbuara (1998 – 1999), me një “ushtarë apo dëshmorë” të pasluftës, e që sot emërtohen institucione me emrin e tyre. Sot, shumë njerëz shfaqin dëshpërim nga gjerat e tilla.
Fatkeqësisht, shumë persona po depërtojnë duke u shtyrë me bërryla dhe po depërtojnë, aty ku vendoset padrejtësia! Si mund t’i përballojmë kësaj historie të rreme dhe si mund të organizohemi si shoqëri, përmes spastrimit të historisë nga historianët të cilët përfituan që nga paslufta e deri më sot.
Ta ndalojmë njollosjen e UÇK-së dhe ta pastrojmë atë, të cilën e njollosën këta njerëz bërrylaxhinjë dhe të pafytyrë.

(Autori është nga fshati Brezne, komuna e Dragashit. Një ish-luftëtar i UÇK-së, i cili ka punuar në shumë media lokale dhe qendrore. Aktualisht është i papunë. Pikëpamjet e shprehura në këtë shkrim, nuk paraqesin domosdoshmërish edhe pikëpamjet e redaksisë sonë)